Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ministri i Financave Dragan Tevdovski, sot pritën një delegacion të Lëvizjes Anti-Bixhos nga Tetova.
Nga pres shërbimi qeveritar informojnë se përfaqësuesit e Lëvizjes Anti-Bixhoz, të nxitur për kujdesin e të rinjve dhe nga afërsia e objekteve për lojëra të fatit, parashtruan kërkesë sipas të cilave bastoret dhe kazinot duhet të dislokohen nga afërsia e drejtpërdrejt të institucioneve arsimore dhe nga banesat e banimit, si dhe të sigurohet mënyrë me të cilën një pjesë e të ardhurave të objekteve për lojëra të fatit do të dedikoheshin për mbështetjen e programeve të bashkësive lokale ku ekonomizojnë kompanitë që organizojnë lojëra të fatit.
Kryeministri Zaev dhe ministri Tevdovski në takim kanë theksuar se Qeveria e RMV-së me kujdes i ndjek debatet lidhur me këtë temë dhe se institucionet kompetente detajisht do t’i analizojnë argumentet e Lëvizjes Anti-Bixhos, veçanërisht për shkak të faktit që kujdesi që del nga kërkesat e lëvizjes ka të bëjë me fëmijët dhe të rinjtë.