Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot do ta takojë presidentin e vendit Hashim Thaçin.
Agim Bahtiri gjatë këtij takimi pritet t’ja dorëzojë presidentit Hashim Thaçi peticionin “për bashkimin e qytetit të Mitrovicës”.
Ky peticion i realizuar ditë më parë posedon 16 594 nënshkrime të qytetarëve.