Fushata “BE-ja për TY” që e realizon Delegacioni i BE-së në vend, këtë pranverë do të përqendrohet te të rinjtë, ndërsa Tetova do të jetë qyteti i parë që në suaza të fushatës do ta vizitojnë ambasadori Samuel Zhbogar dhe Nikolla Bertolini, udhëheqës i sektorit për bashkëpunim me Delegacionin.
Siç kumtuan nga Delegacioni i BE-së, ambasadori Zhbogar do të bisedojë me të rinjtë në Tetovë dhe do ta dëgjojë zërin e tyre lidhur me Bashkimin Evropian. Është paraparë Zhbogari të realizojë takim me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi.
Fushatës do t’i bashkangjitet edhe OJQ Forumi Rinor Arsimor (FRA), i cili udhëheqë 15-të klube rinore në tetë komuna në mbarë vendin, në suaza të projektit të financuar nga BE-ja “Shprehja e të rinjve”.
Ndryshe, si pjesë e fushatës, Bertolini do të vazhdojë me mbajtjen e punëtorive për mënyrat e përmirësimit të shfrytëzimit të ndihmës nga BE-ja. Punëtoria në Tetovë, sot do të mbahet në shkollën e mesme të komunës “7 Marsi”.