FNSH, RENEA e Garda ‘blindojnë’ Kuvendin e Shqipërisë

Para Kuvendit të Shqipërisë kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë të thirrur nga Opozita.

Marketing

Siç shihet në fotot e siguruara nga mediet shqiptare forca të shumta policore kanë blinduar territorin e Kuvendit për të mos lejuar protestuesit të dhunojnë këtë institucion.
Nga informacionet e policisë mësohet se në terren do të jenë plotë 1200 efektivë të policisë.

Por jo vetëm, pasi mësohet se në gatishmëri do të jenë Garda, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe pak më në brendësi do të jenë edhe RENEA.

Ditën e djeshme policia e Shtetit deklaroi se ka informacione për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale dhe se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit.

Për këtë arsye perimetri i Kuvendit është rrethuar me tela me gjemba dhe është njoftuar se do të ndërhyhet me forcën e ligjit për ata që kryejnë akte të dhunshme e të paligjshme në protestën e thirrur nga opozita.