Shkup, sanksionohen 60 shoferë për vozitje të shpejtë

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit policia ka sanksionuar 58 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi të lejuarën, një shofer nën ndikimin e alkoolit dhe 15 shoferë para se ta marrin patentën e shoferit.

Marketing

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit policia ka sanksionuar 58 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi të lejuarën, një shofer nën ndikimin e alkoolit dhe 15 shoferë para se ta marrin patentën e shoferit.

Sipas buletinit të SPB Shkup gjithsej kanë ndodhur katër aksidente komunikacioni prej të cilave në njërën më lehtë është lënduar një person, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni janë përjashtuar gjashtë automjete me probleme teknike dhe 13 të paregjistruara. Policia e komunikacionit ka dhënë 151 masa për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin e posaçëm karrotrec janë larguar 106 automjete.

Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, një këmbësorë i cili e ka kaluar rrugën në dritë të kuqe të semaforit, një shofer i cili ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, pesë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, shtatë për reshtim jo të drejtë dhe tre për tejkalim jo të drejtë.

Është dënuar edhe një shofer për mosmbajtje të pajisjeve dimërore, 24 për mosmbajtjen e rripit të sigurimit dhe 27 për shfrytëzimin e telefonit celular.