“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatë ndaj abuzimit jonjerëzor dhe politik të tragjedisë goativarase ku humben jetën 15 qytetarë në aksident trafiku.
Në mungesë të ofertës konkrete ndaj elektoratit shqiptar, Aleanca për Shqiptarët ka zgjedhur shpifjet dhe së fundmi edhe keqpërdorimin e tragjedisë së 13 Shkurtit për të plotësuar agjendën e vete politike.
Ditë më parë Arben Taravari, sot deputeti i këtij subjekti politik, Surja Rashidi ka tentuar të keqpërdor rastin tragjik ku humbën jetë 15 persona, për të përfituar pikë politike.
Duke shpifur thellë rreth rastit, Rushidi tentoi të politizon procesin hetues pa pasur as edhe një fakt të vetëm. Habit fakti që deklarimet e funksionarëve të ASH-së rreth rastit në fjalë, përputhen me qëndrimet e partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE.
Keqpërdorimi i rastit tragjik si dhe përbaltja e institucioneve të drejtësisë si dhe bizneseve shqiptare për motive politike ditore, nuk i shërben Aleancës për Shqiptarët, përkundrazi, në opinion reflekton destruktivitetin e skajshëm politik nga ana e këtij subjekti politik dhe moszgjedhjen e metodave për të përfituar partiakisht”, thuhet ne reagimin e BDi-së.