Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe për të nisur ditën. Dhimbjet e kokës në mëngjes shpesh tingëllojnë të pakuptimta, për vetë faktin se trupi supozohet të ketë pushuar gjatë natës.
Atëherë, çfarë e shkakton dhimbjen e kokës në mëngjes?
Gjumë i Pamjaftueshëm
Trupi ka nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë që të funksionojë siç duhet.Nëse flini më pak, atëherë ka diçka që nuk shkon dhe organizmin e kap paniku. Hormonet arrijnë kulmin, bashkë me rrahjet e zemrës,tensionin e gjakut dhe stresin thonë ekspertët e sëmundjeve neurologjike. Një zgjidhje e shpejtë për këtë problem janë disa medikamente kundra dhimbjeve që funksionojnë menjëherë. Nëse mundeni përpiquni të dremisni për 20-30 minuta që t’i jepni mundësi trupit të funksionojë më mirë.
Gjumë i Tepruar
Nëse flini më shumë se nëntë orë, atëherë bie niveli i serotoninës, një hormon i çliruar nga truri. Sa më të ulëta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak gjak qarkullon në tru, gjë që nxit dhimbjen e kokës.
Luhatjet Hormonale
Në mëngjes, nivelet e endorfinës, hormonit të humorit të mirë janë të ulëta. Një gjë e tillë mund të shkaktojë migrenë tek disa njerëz. Sipas të dhënave të AgroWeb.org mungesa e hormoneve vështirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe rrjedhimisht koka dhemb. Aktiviteti fizik në mëngjes nxit prodhimin e hormoneve dhe mund të pushojë dhimbjen e kokës.
Pasojat e Alkolit
Nëse një natë më parë e keni tepruar me alkolin, atëherë përgatituni për dhimbje koke mëngjesin e të nesërmes. Pirja e alkolit shkakton dehidratim dhe pakësim të qarkullimit të gjakut në tru. Mënyra më e mirë është që të hidratoheni me ujë ose pije të pasura me elektrolite. Vitamina C e tretur në ujë ndihmon mëlçinë të përpunojë alkolin në mënyrë më efikase dh eta nxjerrë atë nga sistemi sa më parë.