MPB për zhdukjen e personave: Demantojmë informacionet për trafikim të organeve

Ministria e Punëve të Brendshme ka demantuar informacionet që ditëve të fundit u përhapën në opinion, sidomos në rrjetet sociale, në lidhje humbjen e disa personave, që lidheshin me trafikim të organeve.

Marketing

Nga MPB thonë se do të merren masa ligjore për ata që me qëllim e shqetësojnë opinionin.

“Demantojmë tërësisht gënjeshtrat që disa persona të papërgjegjshëm i shpërndajnë në rrjetet sociale, me qëllim që të shkaktojnë panik tek qytetarët. MPB garanton sigurinë e qytetarëve. Është gënjeshtër, nuk ka pasur nxjerrje të organeve ose raste të ngjashme. Apelojmë tek mediumet dhe opinioni të referohen tek të dhënat zyrtare dhe të përmbahen nga spekulimet që mund të shkaktojnë shqetësime”, thonë nga MPB.

Ndryshe, ditëve të fundit në opinion bëhej thirrje për gjetjen e disa personave, ndërsa kishte informacione se disa janë gjetur të vdekur. Pas kësaj në opinion thuhej se ka të bëjë me trafikim të organeve.