Qasje në internet kanë 84 për qind e amvisërive ndërsa 78 për qind e popullsisë shfrytëzon internet, tregojnë rezultatet e hulumtimit të mendimit publik për tregun e komunikimit elektronik të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE).
Pjesa më e madhe e shfrytëzuesve të internetit (38 për qind) e shfrytëzojnë këtë shërbim nga Telekomi i Maqedonisë, pastaj vijojnë One, Vip (27 për qind dhe Telekabel 14 për qind).
Teknologjia më e përdorur për qasje në internet është interneti kabllor me 39.3 për qind, vijon ADSl me 35.5 për qind, interneti optik -10.7 për qind Internet qasje LAN 6.5 për qind internet wireless – 1.7 për qind dhe internet celular përmes USB – 0.4 për qind.
Pothuajse të gjithë të anketuarit posedojnë televizor në familje 99.5 për qind, nga të cilët shumica (90 për qind) paguajnë tarifë mujore për shërbimet televizive. Gjysma e popullsisë posedon televizor të zgjuar (smart) në shtëpi. Aplikacioni më i përdorur në televizorët smart është Youtube.
Gjysma e amvisërive që paguajnë tarifë mujore për televizionin marrin sinjalin nëpërmjet lidhjes kabllore (50.1 për qind), pasuar nga IPTV (31.9 për qind) DVB-T (11.1 për qind) dhe lidhja satelitore (1.5 për qind). Paketa ose kanale shtesë me pagesë shtesë kanë aktivizuar 16 për qind e përdoruesve të shërbimeve televizive të paguara.
Interneti dhe televizioni , sipas parazgjedhjes, janë shërbimet më të shpeshta të paketave, ndërsa rritje më e madhe shihet në telefoninë celulare, e cila përdoret gjithnjë e më shumë në paketë me disa shërbime të tjera. Paketa më e popullarizuar e shërbimeve është paketa e “Internetit dhe TV” me 38.5 për qind, ndërsa paketa me rritje më të shpejtë është paketa që bashkon katër shërbime të telefonisë fikse, telefonisë celulare, shërbimet e Internetit dhe TV, me rritje prej 10 për qind krahasuar me vitin 2017.
Shtytës kryesor për konsumatorët për të marrë shërbime në paketë mbetet çmimi më i lirë i paketës në raport me çmimet ndara të shërbimeve. Një përqindje e vogël (17 për qind) e përdoruesve të shërbimit të telekomunikacionit në pako kanë përfshirë shërbim që nuk kanë nevojë. Shumica e tyre (94 për qind) konsiderojnë se ky shërbim është telefonia fikse.
Në vitin 2018, vetëdijesimi për Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE) arrinte 60.4 për qind të popullsisë.
Vetëdijesimi për AKE-së është më i lartë në mesin e popullsisë së moshës 30-39 vjeçare (74.5 për qind) dhe më e ulëta në mesin e të anketuarve mbi 60 vjeç (35.2 për qind).
Më shumë se gjysma e popullsisë (53.8 për qind) besojnë se AKE kontribuon në procesin e liberalizimit dhe zhvillimit të tregut të komunikimeve elektronike të Maqedonisë, por kjo përqindje është në rënie të vazhdueshme.
Anketa është realizuar nga 27 shtatori deri më 12 tetor vitin e kaluar në territorin e vendit në mostër të rastësishme përfaqësuese prej 1,100 të anketuarve, përdorues të disa prej shërbimeve të komunikimit elektronik: telefonisë fikse, telefonisë celulare, internetit dhe televizionit.