Hidhet shorti i 1/8 në Europa League

Sot, në orën 13:00, në Nyon të Zvicrës, u mbajt shorti për ciftet e 1/8 të finales së Europa League.
Klubet klubet më favorite për ta fituar titullin e kësaj gare e kanë shmangur njëra-tjetrën në këtë fazë dhe në letër, janë favorite për të kaluar edhe në çerekfinale.

Marketing

Interi, që ra në Europa League pasi përfundoi në pozitën e tretë në grupin e Ligës së Kampionëve, e mposhti Rapid Viennan në fazën paraprake dhe tani do të tentojë ta përsërisë këtë sukses edhe kundër Eintracht Frankfurtit.

Ndërsa, Chelsea do të përballet me Dynamo Kyivin. Kjo do të jetë një ndeshje mjaft e rëndësishme për skuadrën e Maurizio Sarrit, pasi që titulli i Europa League mbetet një rrugë e mirë për ta fituar një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Bashkëkombësit e Chelseat, Arsenali do ta presë në shtëpi për ndeshjen e parë të 1/8 të finales klubin francez, Stade Rennais. Skuadra e Unai Emeryt do të tentojë që të jetë më bindës në këtë ndeshje, pasi që fazën paraprake ishin dashur ta përmbysnin rezultatin kundër BATE Borisovit.

Së fundi, klubi tjetër favorit për këtë titull, Napoli do të përballet me Salzburgun. Ngjashëm me Interin, fillimisht italianët kishin garuar në Ligën e Kampionëve, mirëpo grupi me Liverpoolin e Paris Saint-Germainin kishte rezultuar shumë i vështirë për ta.

Lista e plotë e ndeshjeve:

Chelsea v Dynamo Kyiv
Eintracht Frankfurt v Inter
Dinamo Zagreb v Benfica
Napoli v RB Salzburg
Valencia v Krasnodar
Sevilla v Slavia Prague
Arsenal v Rennes
Zenit St Petersburg v Villarreal
Ndeshjet do të zhvillohen më 7 dhe 14 mars. Ekipi i renditur i pari në listë do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi. /.