Siljanovska filloi me mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për kandidaturë për Presidente

Profesoresha Gordana Siljanovska Davkova, e filloi procedurën për mbledhje të 10 mijë nënshkrimeve për mbështetje në kandidaturën e saj për Presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës qëndron edhe VMRO-DPMNE.

Marketing

Edhe pse Siljanovska nuk e ka të patjetërsueshme ta bëjë këtë sepse ka nënshkrimet e deptetëve të partisë, gjithsesi në konventën e saj në Strugë e paralajmëroi mbledhjen e nënshkrimeve sepse sipas saj kështu do të jetë kandidate e qytetarëve.

“Siç premtova në Strugë, ju njoftoj se edhe formalisht kam njoftuar Komisionin Shtetëror Zgjedhor për fillimin e procesit të mbledhjes së së paku 10 mijë nënshkrimeve për kandidaturë presidenciale. Nga nesër, të gjithë ju që mendoni se është koha në Maqedoni të fillojnë ndryshime thelbësore për më mirë, në zyrat lokale të KSHZ-së në gjithë Maqedoninë do të mund të jepni nënshkrimet e juaja. Është koha pa dallim të partisë, kombësisë, gjinisë, strukturës sociale, të bashkohemi të kthejmë Maqedoninë në normale. Gjatë ditës, më tepër do të informoheni për lokacionet e sakta, procedurat dhe dokumentet e nevojshme”, shkroi Siljanovska në FB.