Ambasadori i Repiblikës së Shqiperise ne Shkup, z. Fatos Reka beri sot një vizitë në selinë e Bashkesisë Fetare Islame per te uruar Shkelqesine e tij Reis Ulema Sulejman Rexhepin për marrjen e shtetesise shqiptare akorduar nga Presidenti i Republikes z. Ilir Meta për kontributin e tij ne bashkjetesen etnike ne Republiken e Maqedonisë së Veriut, si dhe në forcimin e ndjenjës kombëtare në mesin e besimtarëve islam.
Takimi u zhvillua ne fryme vllazerore e u shkembyen mendime rreth rolit konstruktiv qe shqiptarët në Maqedoni kanë luajtur e luajnë si faktor stabiliteti e me orientim pro perendimor.
Reis Ulema nga ana e tij falenderoi shtetin shqiptar e posacërisht Presidentin Ilir Meta për nderin e vlerësimin e madh që i bëri, duke i akorduar shtetësinë shqiptare e paisur atë me pasaporte.