Valmira Berisha nga Prizreni, e ka pasur të vështirë të lexojë për shkak se asaj i është dobësuar shiqimi qysh në moshën 13 vjeçare.
Ëndrrën për t’u shkolluar ia mundësoi nëna e saj që lexonte derisa Valmira e regjistronte zërin e saj në diktafon.
Me ndihmën e nënës ajo ka arritur të magjistrojë shkencat juridike në Universitetin e Tetovës, kurse sfida e ardhshme është doktoratura.