Doracak për mediat se si duhet të shfrytëzojnë emrin e ri të shtetit

Ministria e Punëve të Jashtme në faqen e saj të internetit publikoi një doracak mediatik mbi përdorimin e emrit të ri, Republika e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me marrëveshjen e Prespës.

Marketing

Emri zyrtar, siç thuhet në doracak, është Republika e Maqedonisë së Veriut, shkurtuar në Maqedonia e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kombësia (shtetësia) është maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjuha zyrtare është gjuha maqedonase, kodet janë MK dhe MKD, ndërsa mbiemri maqedonas përdoret në lidhje me identitetin etnik dhe kulturor, gjuhën, historinë, kulturën, trashëgiminë, territorin dhe atributet tjera.

Këto terma në këtë kontekst janë mjaft të ndryshme në raport me ato që përdoren për të treguar rajonin e Maqedonisë në Greqi.

Në doracak paraqiten shembuj të përdorimit të saktë dhe të pasaktë të mbiemrit.

Në mënyrë të drejtë: identiteti etnik maqedonas, gjuha maqedonase, kultura maqedonase, territori maqedonas, qytetarë maqedonas, histori maqedonase, male maqedonase, letërsi maqedonase, alfabet çirilik maqedonas, ushqim maqedonas, kisha maqedonase.

Jo të sakta: mbiemrat si “maqedonas verior, “maqedonas v.” dhe “maqedonasverior”.