Zekolli alarmon zhdukjen e personave, kërkon përgjegjësi nga institucionet?!

Ish Ambasadori Arsim Zekolli përmes një artikulli autorial me titul “ku janë të zhdukurit”, ka shkruar për atë që më së shumti po i shqetëson qytetarët ditëve të fundit, gjegjësisht zhdukja e përditshme e personave nëpër lagjet e Shkupit, transmeton Zhurnal.

Marketing

Zekolli shkruan se me muaj përmes rrjeteve sociale po e përcjellim agoninë që po e përjetojnë familjarët e të zhdukurve dhe ai e quan skandaloze që mediat shumë pak janë marrë me zhdukjen e personave. Ai në shkrimin e tij e përmend zhdukjen e Arben Asllanit, Aliben Abdul dhe Pineto Sekondo.

“E përjecllim agoninë e disa familjave në kërkim për më të dashurit e tyre. Për fat të keq, njëra nga ata, këtë javë e mori lajmin për vdekjen e nënës së re, bashkëshkëshortes, bijës dhe motrës. Nga respekti nuk do ta publikoj emrin e bashkëqytetarës tonë që vdiq, e gjetur para disa ditëve pas zhdukjes së saj misterioze”, shkruan mes tejrash Zekolli.

Zekolli mes tjerash shkruan se agonija po vazhdon edhe për familjet e Aliben Abdul, Arben Asllani dhe Pineto Sekondo, bashkëqytetarë tanë nga Shkupi të cilët me javë janë të zhdukur dhe pa asnjë gjurmë.

“Sinqerisht urojmë që për këta persona të ketë një epilog të lumtur”, thotë Zekolli.