Çmendet Rama, “heq dorezat” për gazetën e madhe italiane: Berisha është penduar që s’më ka…

Pasi konsumuan mirë e mirë opinionin publik, politikanët shqiptarë janë “hedhur në s*lm” për të bindur dhe lexuesit matanë detit se e drejta është në anën e tyre. Ndërsa paraditen e sotme Rai News transmetoi një intervistë të Monika Kryemadhit, ku sigurisht nuk mungonin akuzat e rënda ndaj qeverisë shqiptare dhe kreut të saj, është bërë publike një tjetër intervistë e Ramës dhënë për gazetën “La Repubblica”.

Marketing

Le të mos harrojmë dhe intervistat e pak ditëve më parë të këtij të fundit dhënë për disa media të tjera italiane pas djegies së mandateve të deputetëve opozitarë ku bënte të qartë se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen.

Por nga intervista në interviste me mediat e huaja, politikanët shqiptarë e kanë shtuar dozën e akuzave dhe kundërakuzave.

Në intervistën e fundit të shefit të kabinetit tonë qeveritar dhënë për “La Repubblica” sulmi duket se është përqendruar direkt tek paraardhësi i tij, Sali Berisha.

Ai e ka etiketuar këtë të fundit si shefin e vërtetë të PD-së dhe Lulzim Bashën si administrator i deleguar i kësaj partie.

Nisur dhe nga gjuha e ashpër nxitëse që Berisha përdori ndaj Edi Ramës gjatë ditëve të nxehta kur diskutohej dhe u përvijua djegia e mandateve, kryeministri shqiptar në intervistën për median italiane tha:

“Është penduar që s’me ka vr*rë kur ishte në qeveri. Kështu është ai, dhe unë nuk i përgjigjem..”

Intervista e plotë:

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë prej vitit 2013, a ndiheni i rrethuar?

S’bëhet fjalë. Kjo nuk është një protestë e popullit. Nuk janë as jelekëverdhë, as sindikalistë, as studentë. Nuk janë as anarkistë! Është vetëm një pjesë e poltikës që ka zbritur në shesh, pak për pushtet e pak nga frika.

Frikë nga çfarë?

Frikë se mos shf*rosen definitivisht. Është një e djathtë e vjetër, që u dërgua në shtëpi 5 vjet e gjysmë më parë nga votat e shqiptarëve. Tashmë i druhen reformës nëdrejtëësi që po bëjmë me Bashkimin Europian për të l*ftuar korrupsionin, kancerin e vertetë të këtij vendi. Prokurorë, gjyqtarë dhe funksionarë të tjerë të korruptuar do ikin të gjithë! Këtë kanë frikë ata.

Në shesh kërkojnë doreheqjen tuaj. Dhjetëra mijëra persona. Ju thoni se as nuk e mendoni dorëheqjen. A jeni i sigurt se do t’ja dilni të ecni përpara?

Imagjinoni sikur të ndodhte në Itali, kjo që po ndodh tek ne, deputetët e opozitës dorëzojnë mandatet dhe braktisin parlamentin. Pastaj i kërkojnë qeverisë së zgjedhur nga populli që të largohet. Kjo nuk është demokraci, është tirani e minorancës. Ne kemi marrë një detyrë nga populli dhe do ta respektojmë.

Më falni por është një situatë anormale, sidomos për një kryeministër socialist e progresist, një parlament pa opozite?

Për demokracine parlamentare sigurisht nuk është gjë e mirë, por teknikisht mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.

Kush dhe cfarë qëndron pas protesave dhe s*lmeve kundër jush. Në shesh ishin shumë të papunë, njerëz të varfër.

Të gjitha bashkitë e administruara nga të djathtet, të enjten ishin mbyllur. Liderët e opozitës i sollën në protestë të bënin figurantët poshtë parlamentit. Janë 3-4 mijë persona që varen nga të djathtet. Paguhen për të ardhur në protestë. Por unë jam nga ata që kanë patur gjithmonë respekt për protestat, i dëgjoj të gjithë.

Për shumë njerëz, ky kaos duket si luftë për pushtet. A është kështu?
100% po.

A është e vërtetë që sheshi manovrohet nga arm*ku juaj historik Berisha?

Arm*qte e mi historikë janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që nuk i duroj dot. Berisha është gjithmonë aty, ai është shefi dhe Basha është administratori i deleguar.

Ish presidenti ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush. Tha se njerëzit mund t’ju hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë per t’ju eliminuar është plumbi.

Ka thënë edhe me keq se kaq. është penduar që s’me ka vr*rë kur ishte në qeveri. Kështu është ai, dhe unë nuk i përgjigjem. Dikush më ka thënë më keq se komunistët janë komunistët antikomunistë. Berisha ka qenë shërbëtori i parë i pushtetit komunist dhe pastaj u bë antikomunist. Për fat të mirë nuk jemi më në epoken e pl*mbave por ne epoken e dialogut dhe perballjes. e refuzoj logjiken sipas te ciles armiku duhet asgjesuar per te fituar lojen.