Indi, 130 të vdekur nga alkooli toksik

Të paktën 130 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 200 të tjerë ndodhën në spital pasi konsumuan alkool toksik në Indinë veri-lindore.

Marketing

Rreth 35 persona u raportuan të vdekur të dielën, disa ditë pasi rreth 100 të tjerë vdiqën në Uttar Pradesh dhe Uttarakhand.

Dhjetë persona janë arrestuar për pijet alkoolike të shitura kontrabandë.

Mes viktimave kishte shumë gra dhe të gjithë punonin në plantacione çaji.

Një hetim ka nisur për tragjedinë.

Numri i të vdekur besohet të jetë më i lartë që pas vitit 2011, ku në Bengalin Perëndimor vdiqën më shumë se 170 vetë pas konsumimit të alkoolit.

Viktima e parë vdiq të enjten, sipas administratorit të rrethit Golaghat në Assam, Dhiren Hazarika.

Policia ka gjetur shtëpinë ku është prodhuar pija toksike.
Mjekët që trajtuan viktimat u habitën nga përbërësit e përdorur për prodhimin e alkoolit ilegal, që shkaktoi prishjen e organeve të trupat e njerëzve.

Një ekip ekspertësh do analizojë përmbajtjen e pijeve.
Njerëzit u paraqitën në spital me të vjella, dhimbje ekstreme të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje, raporton BBC.
Një punëtor, i cili po trajtohet në Spitalin Golaghat tha për BBC se ishte në një plantacion çaj të enjten kur bleu alkoolin.

“Unë bleva një gjysmë litër verë dhe e piva përpara se të haja,”-tha ai. “Fillimisht, gjithçka ishte normale, por pas njëfarë kohe filloi të më dhimbte koka. Kisha aq shumë dhimbje saqë nuk mund të haja apo flisja.”

Vdekjet nga alkooli i prodhuar në mënyrë të paligjshme janë të zakonshme në zonat rurale të Indisë. Pijeve alkoolike u shtohet metanol, që edhe nëse merrni sasi të vogla, mund të shkaktojë verbëri, dëmtime të mëlçisë dhe vdekje.