Merr fund telenovela Icardi-Inter.
Sipas gazetes italiane Corriere Dello Sport, sulmuesi argjentinas ka vendosur t’i japë fund njëherë e përgjithmonë shqetësimeve në gjurin e tij dhe duke përfituar nga situata që është krijuar do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Kjo do të thotë se sezoni i Mauro Ikardit do të mbyllet përpara kohe. Jo vetëm kaq, pasi me operacionin do të përfundojë edhe karriera e tij me Interin. Pas vendimit të klubit, raporti me sulmuesin është prishur dhe në merkaton e verës ai do të shqyrtojë të gjitha ofertat, të cilat kanë nisur të vijnë që tani.
Juventus dhe Reali i Madridit janë në në krye të listës, ndërsa Ikardit i duhet vetëm të zgjedhë se ku do të vazhdojë karrierën.