Katër parlamente të Evropës drejtohen nga shqiptarët

Gjatë ditës së sotme Turqia ka votuar për kryeparlamentarin e ri.

Marketing

Mustafa Şentop me shumicë votash (336 nga 600) është zgjedhur në krye të parlamentit turk.

50 vjeçari është i lindur në Turqi nga një familje shqiptare që ka emigruar më herët në Turqi, shkruan Indeksonline.

Me zgjedhjen e tij si kryeparlamentar, tashmë katër parlamente evropiane drejtohen nga shqiptar.

Şentop drejton parlamentin e Turqisë, Gramoz Ruçi është në krye të parlamentit të Shqipërisë, Kadri Veseli drejton parlamentin e Kosovës derisa Talat Xhaferi është kryetar i legjislativit të Maqedonisë.

Kjo është hera e parë që ndodh që katër shqiptar të drejtojnë institucionin më të rëndësishëm në katër shtete të ndryshme të Evropës.