Gjoba edhe për policët që nuk paguajnë taksën rrugore

Policia e komunikacionit dhe Inspektorati shtetëror për transport kanë kryer kontrolle te një pjesë e pikë pagesave, ku si cak kanë qenë zyrtarët që përmes legjitimacioneve të tyre të punës iu janë shmangur pagesës së taksës rrugore.

Marketing

Nga kontrolli është konstatuar se 31 drejtues të makinave kanë shkelur ligjin, me ç’rast 9 prej tyre janë punonjës të policisë. Lidhur me këtë patrullat policore dhe inspektoratet kanë shqiptuar gjobat me vlerë prej 200 eurove. Megjithatë sipas MPB-së, ndaj policëve do të ndërmerren edhe masa disciplinore për shkak të keqpërdorimit të legjitimacioneve zyrtare.