Dimitrov nuk deklarohet se a është kandidat për president

Tema kryesore e zgjedhjeve presidenciale duhet të jetë e ardhmja e vendit tonë dhe si të arrihet deri te standardi më i mirë për qytetarët, tha ministri Nikolla Dimitrov në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, në lidhje me paraqitjet e deritanishme të kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska.

Marketing

“Mendoj se tema kryesore në zgjedhjet presidenciale duhet të jetë e ardhmja e vendit tonë, si dhe si të arrihet deri te standardi më i mirë jetësor për qytetarët tanë, si të mos mendojmë çfarë do të jetë me ne, a do të bëhemi dhe këtu do të përballen të dy narrativat, njëri i shpresës dhe tjetri i frikës. Unë mendoj se bëhet fjalë për ditët e fundit të këtij procesi të konsultimeve të gjëra rreth kandidaturës për president”, theksoi Nikolla Dimitrov, Ministër për punë të jashtme Pas gjithë këtyre urimeve nga bashkësia ndërkombëtare, nuk e di se çfarë do të ndodhë nëse kthehemi pas te problemi. Reagimet tregojnë se problemi ka qenë shumë i rëndë dhe dallimi ka qenë kryesisht mes pozitave të dyja vendeve.

Pyetjes se a do të pranonte të ishte president konsensual, Dimitrov tha: “Unë jam i fokusuar në punën time, kjo mund të duket si klishe, por kemi edhe shumë punë. Marrëveshja ka hyrë në fuqi, ka edhe shumë punë në lidhje me implementimin”, theksoi ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.

Sipas Dimitrovit është e rëndësishme që Qeveria në presidentin e ardhshëm të ketë partner parimor. Sipas paralajmërimeve të kryeministrit Zaev i cili këto ditë ka pasur takime me partnerët e koalicionit, emri i kandidatit të përbashkët mund të bëhet i ditur deri në 3 mars.