Komisioni kuvendor për kulturë sot në seancë duhet të debatojë për propozim-vendimin për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për mënyrën e miratimit të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës për projekte me interes kombëtar dhe realizimin e programit për vitin 2018.
Në rend dite është edhe formimi i grupit punues të ndërkomisionit konform pikës 8 nga Konkluzionet nga debati mbikëqyrës të Komisionit për kulturë për Ligjin për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit dhe rregullativën e ngjashme ligjore në kontekst të Konventës së UNESKO-s.