Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se pensionet bazike sociale rritën për 20%, pensionet kontributdhënëse rriten me 15% dhe pensionet e parakohshme të Trepçës rriten me 20%.
Por me këtë vendim të Qeverisë nuk janë përfshirë edhe kategoritë e dala nga lufta, njofton Klan Kosova.
Për këtë arsye ata janë të pakënaqur dhe po thonë se ekzekutivi i ka anashkaluar edhe në Ligjin për Paga.
Qeverinë po e fajësojnë edhe Organizata e Veteranëve të Luftës.