Anulohet seanca për shkarkimin e Spasovskit, arsyeja mungesa e deputetëve

Kuvendi ka shtyrë dy seancat plenare të caktuara për sot sepse pjesë e deputetëve nuk ishin prezent përshkak udhëtimeve zyrtare, informojnë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit.

Marketing

Kjo do të thotë se nuk do të mbahet as interpelanca për ministrin e punëve të brendshme Oliver Spasovski, të cilën e propozuan deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Përpos për Spasovskin, Kuvendi duheshte të debatojë për propozim ligjin për ndryshim të ligjit për gjykatat, në lexim të dytë dhe propozim ligje shtesë për kundërvajtjet dhe kontestet juridike.

Për atë se kur do të vazhdojë kjo seancë do të kemi njoftime shtesë nga Kuvendi.