Gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 21 aksidente, në të cilët një person ka ndërruar jetë dhe një ka marrë lëndime të rënda, ndërsa nëntë persona tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.
Siç njoftojnë nga Policia e Maqedonisë, nga aktivitetet e ndërmarra janë konstatuar dhe sanksionuar shkelje të shumta në komunikacionin nëpër rrugët e Shkupit.
“Nga komunikacioni janë përjashtuar 106 shoferë, prej të cilëve: 42 shoferë kanë drejtuar makinën nën ndikim të alkoolit, 45 shoferë kanë drejtuar makinën pa leje dhe 19 shoferë fillestarë”, thonë nga SPB Shkup.
Ata shtojnë se janë përjashtuar nga komunikacioni edhe 26 makina tjera, prej të cilave 25 kanë qenë të paregjistruara, ndërsa një teknikisht e pa rregullt.