Edhe Alan Shearer e ka komentuar veprimin e turpshëm të Kepa Arrizabalagas në kuadër të finales së EFL Cup.
Alan Shearer nuk ka mundur t’i ikë veprimit skandaloz të Kepa Arrizabalagas, andaj ka dhënë mendimin e tij.
Legjenda e Newcastle ka thënë se portieri spanjoll e ka turpëruar Maurizio Sarrin.
“Ai ishte një veprim i turpshëm dhe që nuk duhej bërë nga një portier profesionist”, tha Shearer, përcjell lajmi.net.
“Kepa e ka paraqitur trajnerin e tij si idiot para miliona shikueseve.”, ka shtuar më tej ai