Ratifikimi i shpejtë i protokollit të për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e parlamentit bullgar njëzëri, edhe pse pa opozitën, është edhe një shembull për atë se sa është e fuqishme mbështetja e Bullgarisë dhe se sa është rëndësi strategjike për ne që Maqedonia e Veriut të jetë aleate e NATO-s, ka thënë ministrja bullgare e punëve të jashtme, Ekaterina Zaharieva gjatë takimit me kolegun e saj të Maqedonisë Veriore, Nikolla Dimitrov, shkruan BGNES, transmeton koha.mk.
“Shpresoj që në dhjetor në Londër ajo të jetë aleate e plotë dhe do t’i japë fund ratifikimit në të gjitha parlamentet tjera”, ka shtuar Zaharieva. “Është me rëndësi që të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE në muajin qershor. Më vjen mirë që komisioni po punon në mënyrë intensive ashtu që ata janë pajtuar të takohen çdo muaj. Duhet të korrigjojmë padrejtësinë historike të infrastrukturës së keqe me Maqedoninë e Veriut, të simulojmë biznes dhe qytetarët e të dyja vendeve të punojnë së bashku”, ka thënë Zaharieva.