‘Regjistrimi i popullsisë’, Zaev: Do të ketë kolonë për përkatësi etnike

Kryeministri Zoran Zaev sot ka konfirmuar se në regjistrimin e popullsisë që duhet të zbatohet në vitin e ardhshëm do të ketë edhe kolonë për përkatësi etnike edhe pse paraprakisht u paralajmërua se gjatë regjistrimit qytetarët do të munden të deklarohen vetëm në lidhje me atë se çfarë gjuhe flasin.

Marketing

“U pajtuam që të ketë kolonë për përkatësi etnike pasi që ajo është shumë me rëndësi për komunitetet pakicë. Për shembull komuniteti rom shumë pak ose shumë rrallë e përdor gjuhën amtare dhe nëse vetëm gjuha do të jetë në pjesën e kolonës atëherë mund të vihet në pikëpyetje numri i vërtetë i atij komuniteti”, tha Zaev.

Për këtë aspekt, theksoi kryeministri, si përfaqësues solidar të komuniteteve më të mëdha etnike kemi sjellë vendim që të ndërtojmë qëndrim të përbashkët dhe t’i inkurajojmë EUROSTATIN dhe Entin Shtetëror për Statistika që të ketë kolonë për përkatësinë etnike.

Ndryshe, sipas propozim ligjit të ri, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave duhet të bëhet prej 1 deri më 21 prill të vitit 2020.