Maqedonia e fundit në rajon për sa i përket shëndetit

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 56-të në botë sa i përket shëndetit, me një zbritje prej 7 shkallësh krahasuar me vitin e mëparshëm, sipas edicionit 2019 të Indeksit të Shëndetit të Bloomberg, i cili rendit 169 ekonomi sipas faktorëve që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Marketing

Katër vende të tjera europiane ishin ndër 10 vendet më të mira në vitin 2019: Islanda vendi i tretë, Zvicra vendi i pestë, Suedia vendi i gjashtë dhe Norvegjia vendi i nëntë. Japonia ishte kombi më i shëndetshëm aziatik, duke u renditur tre vende nga sondazhi i vitit 2017 në vendin e katërt dhe duke zëvendësuar Singaporin, i cili ra në vendin e tetë.

Australia dhe Izraeli renditen ndër 10 vendet e para në vendin e shtatë dhe të dhjetë. Në rajon, habisin malazezët, të cilët renditen në vendin e 41-të, më të shëndetshmit në Ballkan. Boshnjakët ndjekin në renditje, në vendin e 42 të të gjithë listës së studiuar. Ndërsa Shqipëria e 50-ta dhe Serbia e 55-a, sipas indeksit.

Megjithatë, studimi thekson se përmirësimin më të lartë e ka arritur Shqipëria, e cila ka ngjitur 7 shkallë nga të dhënat e një viti më parë. Indeksi klasifikon kombet bazuar në variablat duke përfshirë: jetëgjatësinë duke studiuar përdorimin e duhanit dhe obezitetin.

Gjithashtu, merr në konsideratë faktorët mjedisorë, duke përfshirë aksesin në ujë të pastër dhe kanalizimet. Spanja ka jetëgjatësinë më të madhe midis kombeve të Bashkimit Europian dhe ndjek vetëm Japoninë dhe Zvicrën në nivel global, tregojnë të dhënat e Kombeve të Bashkuara.