Erërat e forta me shpejtësi që kanë goditur SHBA dhe Kanadanë, kanë detyruar autoritetet e Ontario të mbyllin Niagara River Parkway në zonën e Fort Erie.
Erërat me shpejtësi të madhe kanë shtyrë në rrugë blloqet e mëdha të akullit, duke krijuar një ‘cunam akulli’.
Sipas videos duket që blloqet e akullit të akumuluara janë spostuar deri rreth 50 metra në rrugë.
Autoritet kanë mbyllur zonën, duke pritur deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.