Muki merr goditje edhe nga shefi i tij, Zaev: Pa BDI-në nuk ka shumicë

Nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri mbrëmë në emisionin “ClickPlus” në Tv21, tha se edhe pa BDI-në, Qeveria dhe Kuvendi mund të funksionojnë.

Marketing

Që Zekiri e kishte pasur gabim, iu bë me dije nga shumë aspekte dhe individë, ndërsa së fundmi sqarim për të dhe opinionin më të gjerë dha vetë kryeministri Zoran Zaev, i cili sonte potencoi se pa BDI-në nuk mund të ketë shumicë dhe sugjeroi gabime të tilla mos përsëriten në të ardhmen.