Presidenti rus Vladimir Putin uroi të martën homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në ditëlindjen e tij të 65-të.
Në një bisedë telefonike, Putin theksoi kontributin personal të Erdoganit në forcimin e marrëdhënieve turko-ruse.
Të dy krerët diskutuan gjithashtu përgatitjet për takimin e tetë të Këshillit të Bashkëpunimit Rus-Turqi të nivelit të lartë, të vendosur për në prill në Moskë.
Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë, gjithashtu i dha urime Erdoganit, duke shprehur respekt të madh për punën e tij të përkushtuar.
Puna e tij “respektohet jo vetëm nga qytetarët e vendit tuaj, por edhe nga shumë përtej kufijve të saj”, tha Vucic.
Vucic gjithashtu vuri në dukje marrëdhëniet në rritje midis serbëve dhe turqve.
“Jam i kënaqur që ato janë në rritje të vazhdueshme, me një dialog gjithnjë e më intensiv politik dhe me bashkëpunimin ekonomik gjithnjë në rritje.
Vuçiç gjithashtu ftoi Erdoan të vizitojë 140 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
“Do të jetë një nder i madh për mua që t’ju presë përsëri në Serbi, për të festuar së bashku një jubile të rëndësishme – 140 vjet nga vendosja e lidhjeve diplomatike midis dy vendeve tona”, tha ai.