Kompania ajrore “Edelvajs” publikoi se nga 6 prilli i këtij viti do të fluturojë dy herë në javë në linjën Cyrih – Ohër dhe anasjelltas.
“Edelvajs” do të qarkullojë në linjën e nga Cyrihu deri në aeroportin “Shën Apostoll Pavle” çdo të shtunë, ndërsa nga korriku e deri në gusht dhe çdo të marte.
Në linjë do të qarkullojë aeroplani i tipit “Erbas A 320”.
Në tregun e Maqedonisë “Edelvajs” tashmë operon nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup prej ku fluturon deri në Cyrih dhe anasjelltas.