Xhaferi: Përgjegjësia për ikjen eventuale të Veljanovskit do të jetë e gjykatës

Përgjegjësia për ikjen eventuale të Trajko Veljanovskit të cilit nuk iu morr mandati nuk mund të kërkohet nga Parlamenti por do të jetë e gjykatës, deklaroi kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarë.

Marketing

“Përgjegjësia do të jetë e gjykatës e cila duhet të sigurojë prani të të gjithë të dyshuarve dhe të akuzuarve”, tha Xhaferi.

Ndërsa prokurorja Villma Ruskoska një ditë më parë ka thënë se deputetët nuk ia kanë marrë mandatin Veljanovskit dhe tha se përgjegjësia për ikjen eventuale do të jetë të deputetët.
Xhaferi njoftoi se të martën e ka dërguar njoftim nga Kuvendi deri në Gjykatën Penale se nuk ka kushte për marrjen e imunitetit të ish kryetarit të Kuvendit dhe deputetit aktual, Trajko Veljanovski.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se “nuk ka pasur çfarë vendimi të vendosë në votim” në seancën e marrjes së imunitetit sepse sipas tij, komisioni nuk ka dhënë vendim për marrjen apo mos-marrjen e imunitetit.

“Unë u kam shok 121 deputetët deri sa janë deputet. Unë mund të kem ndjenja personale, por nuk duhet të thuhet se unë e kam mbrojt Veljanoskin. Unë jam i obliguar ta mbroj integritetin e institucionit, kurse punët tjera duhet t’i kryejnë punët e veta. Në votim duhet të hidhet përfundimi i Komisionit. Çfarë të vendos unë në votim? Obligimin tim juridik për thirrje të seancës e kam kryer, kam thirrë seancë që të jetë në rend dite, por nuk mund të jetë lëndë votimi kërkesa e Gjykatës, por vetëm kërkesa e trupit komisionit, por e cila nuk ka pasur vendim.” tha Xhaferi.

Por më pas, ai ka përsëritur edhe qëndrimin tjetër të tij, se “nuk ka pasur shumicë për tu votuar” prandaj nuk e ka hapur aspak votimin.

“Unë e përfaqësoj shumicën, por para se të vihet në votim duhet të mbaj llogari se çfarë është interes të shumicës. Unë nuk mund të hedh në votim nëse s’ka shumicë.” tha Xhaferi.