LSDM-Kumanovë propozon Spasovskin si kandidat presidencial

Organizata komunale e LSDM-së në Kumanovë i ka propozuar kryesisë së partisë, Oliver Spasovskin, ministrin aktual të policisë, si kandidatë për president, njofton gazeta Koha.

Marketing

“Organizata komunale e LSDM-së në Kumanovë, si një nga organizatat më të mëdha të partisë, njëkohëisht edhe organizata nga ku vjen Oliver Spasovski, me vendim të Këshillit Eksekutiv njëzëri ka sjell vendim që shoku ynë partiak Oliver Spasosvski të jetë kandidati i vetëm për kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet presidenciale të prillit”, thotë Martin Kosotovski, kryetar i organizatës komunale të LSDM-së në Kumanovë.

Përveç Oliver Spasovskit, kandidat serioz për të qenë kandidat presidencial të partisë në pushtet janë edhe Radmilla Shekerinska, Stevo Pendarovski dhe Nikolla Dimitrov.