Vritet një person në Prishtinë

Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë është plagosur për vdekje 27 vjeçari A.J.

Marketing

Policia ka bërë të ditur se viktima është plagosur derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar.
I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë.

Motivet e kësaj vrasje ende janë të paqarta.
Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.