Ahmeti dhe Zaev mirren vesh për kandidat të përbashkët

Takimi mes dy liderëve Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit ka përfunduar me sukses në lidhje me kandidatin për president konsensual. Këtë e konfirmon edhe lideri i BDIsë, Ali Ahmeti pas përfundimit të takimit

Marketing

“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë” ka shkruar Ahmeti pas takimi

Nuk dihet ende emri i kandidatit por deri tani është përfolur se kandidatët e mundshëm janë Oliver Spasovski dhe Nikolla Dimitrov.