Hungaria ndërpret hetimet: Gruevski ka kaluar kufirin me dokumente valide

Autoritetet në Hungari e kanë ndërprerë hetimin për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, bëjnë të ditur mediat hungareze.

Marketing

Sipas tyre, është konfirmuar se Gruevski ka pasur dokumente valide në kufirin serbo-hungarez dhe në vendkalimet kufitare tjera.

Kjo donë të thotë se Gruevski ka hyrë në zonën shenjen në përputhshmëri me të gjitha ligjet.

Mediat hungareze shkruajnë se Gruevski nuk ka kaluar asnjë kufij në mënyrë të jashtëligjshme.

Kujtojmë se Gruevski më 13 nëntor të vitit të kaluar në rrjetin social tregoi se është arratisur nga Maqedonia për shkaqe sigurie. Ai ka fituar të drejtën e azilit në shtetin hungarez.

Gruevski në intervistë për mediat ka thënë se nga Maqedonia për në Shqipëri është larguar shumë lehtë, ku nga Ambasada Hungareze në

Tiranë ka kërkuar azil politik dhe më pas është transportuar për në Budapest.