Diplomati amerikan Matthew Palmer vlerëson se marrëveshja e Prespës është arritje e jashtëzakonshme diplomatike. “Padyshim është arritje më e madhe diplomatike në rajon që nga Marrëveshja e Dejtonit”, vlerësoi zv/ndihmës sekretari i SHBA-ve, Matthew Palmer, gjatë takimit me gazetarët në Greqi, përcjell ANA-MPA.
“Vullneti i mirë dhe marrëdhëniet e fuqishme në mes njerëzve të cilët ishin të obliguar për bisedime kanë ndihmuar që të arrihet marrëveshja”, tha Palmer, njofton MIA nga Athina.
Palmer gjithashtu dërgoi porosi deri tek vendi fqinjë ku tha se zbatimi i marrëveshjes është kyçe për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejtë integrimit në BE.
Ai e theksoi edhe nevojën e qeverive të Athinës dhe Shkupit që së bashku të punojnë që të gjejnë mënyrë, që të ballafaqohen dhe në mënyrë efikase t’i zgjedhin të gjitha pikat e mospajtimit që mund të dalin gjatë zbatimit të marrëveshjes së Prespës, por dhe të fokusohen në fuqizimin dhe përfitimet e marrëdhënieve të tyre dhe në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në lidhje me rolin e Rusisë, ai tha se Moska ka punuar kundër marrëveshjes së Prespës, por dhe se do të vazhdojë me procedurat e tilla “në mënyrën në të cilën do të përpiqet që ta minojë zbatimin e marrëveshjes së Prespës”.