Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me zv/kryeministrin Bujar Osmani për herë të parë kanë udhëtuar jashtë shtetit me aeroplanin në të cilin qëndron mbishkrimi me emrin e ri të shtetit “Maqedonia e Veriut”.
Fluturimin e parë me emër të ri e ka promovuar vet Osmani në Facebook.
“Drejt Bukureshtit, Rumania ratifikon protokollin për anëtarësim në NATO e gjatë presidencës rumune presim konfirmim të datës për fillim të negociatave me BE-në!” ka shkruar Osmani.
Ndryshe mbrëmë Zaev dhe Ahmeti u dakorduan që të nxjerrin kandidat të përbashkët për president të Maqedonisë së Veriut.