Zaev: Para 11 viteve këtu vendi lëshoi mundësinë historike

Kryeministrja e Rumanisë, Viorika Dançilla, ka bërë të ditur sot se në Rumani kanë filluar procedurat për ratifikimin e Protokollit për qasje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Ajo deklaroi se pret që në qershor do të konfirmohen politikat e zgjerimit të BE-së dhe inkurajoi që vendi të vazhdojë me realizimin e argumenteve reformuese.

Marketing

Në anën tjetër, kryeministri Zoran Zaev, i cili po realizon vizitë zyrtare në Bukuresht, theksoi se kjo vizitë përkon me një fazë të rëndësishme në ratifikimin e Protokollit për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO. ”Para 11 viteve, pikërisht këtu në Bukuresht, u lëshua mundësia historike për hyrjen e shtetit tonë në Aleancë. Sot në themelet e të kaluarës ndërtuam ardhmëri. Maqedonia e Veriut është në rrugën atlantike. Miq, ju faleminderit”, deklaroi Zaev.