Gjykimi i sotëm në Gjykatën Penale për vrasjen e tifozit 20-vjeçar të grupit “Komitat”, Nikola Sazdovski, nuk do të mbahet sepse dosjet e ekspertizës shtesë që janë bërë pas rikonstruimit të rastit nuk janë dorëzuar.
Gjykimi i ardhshëm do të mbahet më 5 mars.
Më 7 shkurt është bërë rikonstruim i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve. Rikonstruimi ka zgjatur pothuajse tre orë në stacionin e autobusëve në Autokomandë nën sigurim të madh policor.
Nga lëndimet e marra Sazdovskiu më 9 korrik ndërroi jetë në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv. Dy të akuzuarit Besir Bela dhe Skender Demiri janë në paraburgim në burgun e Shuto Orizares, ndërsa për të dyshuarin e tretë, i cili akoma është i pakapshëm për organet e rendit, është lëshuar flet-arrest ndërkombëtar dhe vendor.