Fati i PSP-së, mazhorancës i duhen 2/3 e votave në Kuvend

Pushtetit për momentin nuk ka 80 vota të sigurta në Kuvend që përmes ligjit të ri do e përforconin pozitën e Prokurorisë speciale. Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska tha se nuk ka shumicë prej dy të tretave e cila do u mundësonte prokurorëve të speciales t’i përfundojnë të gjitha hetimet e filluara. Ligji për prokurori publike u është dorëzuar partive politike, ndërsa Ministria e Drejtësisë pret reagime nga deputetët për përmbajtjen e tekstit në formë propozimesh. Deskoska partitë dhe Kuvendin e informoi edhe për rekomandimet që vijnë nga BE-ja.

Marketing

“Miratimi i ligjit për prokurori publike do jetë një nga elementet kyçe që do jetë vendimtare në marrjen e vendimeve për hapjen e bisedimeve. Të gjitha partitë që angazhohen për fillimin e bisedimeve, këtë duhet ta kenë në mendje dhe të jenë të vetëdijshme se në fund gjithçka që bëmë mund të shkojë huq nëse nuk japin mbështetjen për ligjin për prokurori publike”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Pozitën e PSP-së e lëkundi Gjykata supreme pasi muajin e kaluar solli vendim juridik se Specialja nuk ka pasur legjitimitet të hapë raste të reja dhe të ngrejë aktakuza pas 30 qershorit të vitit 2017. Gjykatësi suprem, Xhemail Saiti nuk vlerëson se gjykata më e lartë në këtë mënyrë e ka fundos PSP-në.

“Mendimi juridik nuk bëri kurrfarë ndërhyrje në sistemin juridik, por përkundrazi, do t’i përshpejtojë proceset në gjetjen e vendit të vërtetë të PSP-së në sistemin juridik”, tha gjykatësi i Gjykatës Supreme Xhemali Saiti.

Për momentin partitë dhe grupet e veçanta parlamentare në Kuvend nuk duan të komentojnë nëse teksti i ligjit përputhet me qëndrimet e tyre për ardhmërinë e Prokurorisë speciale.