Opinioni publik në Gostivar përmes rrjeteve sociale është dëshmitar i qasjes skandaloze të menaxhimit të shkollave nga drejtorët e emëruar nga Arben Taravari.
Në shkollën fillore qendrore “Bashkimi”, në Gostivar, drejtori i shkollës ka lëshuar në shfrytëzim korridorin e shkollës për qëllime private. Fotografitë e postuar në rrjetet sociale tregojnë qartë se korridori i shkollës është shndërruar në butik për shitje të veshëmbathjeve.
Rasti bëhet ende më skandaloz nga fakti që për vendosjen e tezgës në brendinë e shkollës intervenimi është bërë nga drejtues të komunës së Gostivarit.
Ftojmë Inspektoratin e Arsimit të shqyrton këtë rast skandaloz dhe të ndërmerren masa ligjore. Është e papranueshme që korridori i shkollës të shndërrohet në lokal afarist, aq më tepër ku pjesa e korridorit ku janë ekspozuar teshat për shitje ndodhet në hyrje të derës kryesore të shkollës, me çka pamundësohet lëvizja e lirë.
Ky rast tregon qartë se si menaxhohen shkollat në komunën e Gostivarit nga Taravari dhe drejtorët e përzgjedhur nga ana e tij.
Me respekt;
BDI – Dega në Gostivar