Çadikovski: Edhe sot kemi ministra që kërcënojnë me padi gazetarët

Me ndryshimin e pushtetit ka më shumë transparencë dhe llogaridhënie, por ende ka probleme me të cilat ballfaqohemi. Ende ka presione, fyerje, kërcënime nga ministrat dhe nga kjo nuk mund të jemi të kënaqur, thotë kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mladen Çadikovski, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë (REL).

Marketing

“Vlerësoj se pushteti aktual ka sjell ndryshime në raport me mediat, por përsëri do të them se kjo nuk është e mjaftueshme, nëse vlerësojmë se duhet të kemi reforma sistemore në media. Po, ka më shumë transparencë dhe llogaridhënie, kjo mund të vërehet, por përsëri do të them se me disa probleme që jemi ballafaquar në të kaluarën, përsëri po ballafaqohemi.

Edhe sot kemi ministra të cilët kërcënohen me padi ndaj gazetarëve, edhe sot keni ministra që kualifikoj mendia në këtë apo në atë mënyrë edhe mëtej kemi ministra të cilët në vend se të përgjigjen në pyetjet e gazetarëve, përgjigjen më kundërpërgjigje, në të shumtën e rasteve në mënyrë ironike apo në ndonjë kahje tjetër me qëllim që ta lëndojë gazetarin. Kjo nuk është mirë, kështu që raporti ndaj medias mund të marrë një notë kalimtare, megjithatë largë asaj për të qenë të kënaqur”, thotë midis tjerash në intervistë kreu i SHGM-së, Çadikovski.

Ai thekson se testi i vërtetë për këtë Qeveri do të jetë me reformat në media dhe veçanërisht në raport të marrdhënjeve të mediave me pushtin, praktik kjo e cila ka qenë shumë prezente në të kaluarën, ndërsa duhet të ndërpritet.