Nik Gjeloshaj: Malësia do triumfojë në Tuz

Kjo është një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Mal të Zi, pasi për herë të parë në Tuz votohet për kreun e komunës.

Marketing

Thirrjet që shqiptarët të votojnë të gjithë për kandidatin e koalicionit “Malësia na bashkon”, nuk kanë munguar ditët e fundit nga Tirana, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Procesi i votimit po shkon normalisht, te shqiptarët e Tuzit dallohet lehtësisht gëzimi, pasi 3 partitë shqiptare kanë bashkuar forcat për këtë garë të rëndësishme. Deri tani raportohet se kanë votuar më tepër se 36 % e votuesve.
“Procesi ka filluar në mëngjes, ku janë evidentuar edhe disa probleme teknike, ndërsa çdo dy orë bëhet ristartimi i kompjuterit që bën identifikimin e votuesve.

Qëllimi ynë është që kjo të jetë një ditë feste për Malësinë, ndaj bëjmë apel që të kemi pjesëmarrje masive në këtë vendim historik. Të gjitha pengesat nuk mund të ndalin procesin, që është triumfi i Malësisë”, tha kandidati Nik Gjeloshaj.