Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme në Tetovë ka diskutuar mbi zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale, themelimin e shtabit qëndror zgjedhor, ecurinë e procesit të regjistrimit të anëtarësisë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim njëzëri solli vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale në Dibër dhe Ohër.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, propozoi që Shtabin Qëndror Zgjedhor ta themelon Nënkryetari i BDI-së, z. Izet Mexhiti, ndërsa Këshilli i Përgjithshëm njëzëri mbështeti edhe këtë vendim.
Kryetari Ahmeti elaboroi mbi konceptin e konsensualitetit të cilin BDI e ka promovuar qysh në vitin 2014 me ç’rast theksoi që bartësit e legjitimitetit zgjedhor të të dy komuniteteve shumicë, në këtë rast BDI dhe LSDM, bashkë edhe me përfaqësuesit e komuniteteve tjera, dakordësohen mbi një kandidat të përbashkët për President të vendit.
Lideri i BDIsë Ahmeti njoftoi anëtarët e KP BDI mbi bisedimet me liderin e LSDM-së Zoran Zaev dhe dakordësimin e ndërsjellë për të dal në këto zgjedhje me kandidat të përbashkët.
Ahmeti dhe BDI nuk veprojnë me standarde të politikave ditore, por me strategji, qëllime dhe vizione afatgjate, me racionalitet dhe pa folklorizëm, në dobi të komunitetit që përfaqëson dhe të të gjithë qytetarëve.
Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim unanimisht mbështeti konceptin e kandidatit të përbashkët konsensual dhe kandidaturën e z. Stevo Pendarovski për President të Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu, Këshilli i Përgjithshëm vendosi që Kuvendi i Forumit të Gruas të BDI do të mbahet më 14 prill 2019 në Shkup, ndërsa Kuvendi i Forumit Rinor të BDI të mbahet në Tetovë.
Procesi i regjistrimit të anëtarësisë do të fillon menjëherë dhe do të zgjas gjatë muajit mars.
Njëkohësisht, u konfirmuan dy grupe punuese për propozim ndryshimet statutare dhe për platformën politike të BDI pas rrumbullakësimit të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit.