Riker-Dimitrov: Të gjithë në SHBA e njohin suksesin e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot ka realizuar takim me këshilltarin politik dhe zëvendës/civil të komandatit të Komandës Evropiane të Forcave Ushtarake të SHBA-së, Filip Riker.

Marketing

Ministri Dimitrov e ka uruar ambasadorin Riker për emërimin e tij në funksion të ndihmës sekretarit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Çështje Euro-Aziatike, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e funksionit.

“Emërimi juaj në këtë funksion jashtëzakonisht të përgjegjshëm është lajm i mirë për rajonin, Evropën dhe për komunitetin transatlantik”, tha Dimitrov.
Në takim janë këmbyer mendime për gjendjet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.

Ambasadori Riker ka uruar për arritjen e marrëveshjes me Greqinë, me të cilin i jepet fund kontestit rreth çështjes së emrit dhe me të cilin hapen dyert drejt vendit të merituar të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Të gjithë në SHBA janë të vetëdijshëm dhe e njohin suksesin që e keni arritur me Marrëveshjen e Prespës”, porositi Riker, duke theksuar se SHBA do të vazhdojë edhe më tej aktivisht ta mbështet rajonin në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO.
Ndryshe, Riker sot do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe zv/kryeministrin Koço Angjsuhev, por edhe me liderët e partive BDI dhe VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickoski.

Filip Riker ishte ambasador i SHBA-së në Maqedoni në vitet 2008-2011. Kjo është vizita e tij e parë në vend pas paralajmërimeve se do ta marrë funksionin ndihmës sekretar i SHBA-së për Evropë dhe EuroAzi, pasi që Ves Miçel është tërhequr nga ai funksion në fillim të vitit.