Vuçiq: Serbia nuk hyn në BE pa marrëveshje me Kosovën

Serbia nuk mund të hyjë në BE derisa të mos arrijë një marrëveshje me Prishtinën, tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq duke shtuar se ka ardhur koha për të ndaluar “të dërguarit e rremë serbë” që thonë se në BE munden edhe pa zgjidhur problemin e Kosovës.

Marketing

Ai këto komente i bëri pas takimit me kryeministrin e Italisë Guissepe Conte në Beograd, ku nuk ka munguar tema e Kosovës.

Vuçiq paralajmëroi se pa një marrëveshje me Prishtinën, nuk ka hyrje në BE as për Serbinë dhe as përparim në këtë drejtim për Kosovën.