Ndërtesa e Gjykatës Supreme në Athinë është evakuuar pas një thirrje telefonike për bombë mëngjesin e sotëm. Policia tha se një person ka telefonuar në gazetën Efimerida në orën 11:36 duke thënë se një sasi eksplozive është vendosur në brendësi të objektit. Ai tha se eksplozivi është programuar të shpërthejë në orën 14:30 minuta sipas orës lokale greke.
Menjëherë pas marrjes së telefonatës policia ka rrethuar objektin dhe ka bërë evakuimin e të gjithë të punësuarve duke bërë kërkimet preliminare.